Një kosovar qëllohet me armë në Zvicër

Një kosovar qëllohet me armë në Zvicër

Pasdites e së premtes, pas të shtënave me armë në një treg në Niederurnen të Kantonit Glarus, është plagosur në këmbë një kosovar 35 vjeçar, shkruan agjencia e lajmeve SDA.

Ai është transportuar me autoambulancë në Spitalin Kantonal të Glarusit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë, shkruan albinfo.ch.

Personi i dyshuar si kryes i veprës është një shtetas zviceran 43 vjeçar, me prejardhje të huaj dhe është kapur menjëherë, në vendin e ngjarjes. Pas tij, janë kapur edhe dy të dyshuar, me shtetësi të Maqedonisë.

Aktualisht nuk ka informacione lidhur me motivin dhe prapavijën e aktit,  por hetimet janë duke vazhduar.