Një klub tërhiqet nga FIBA Europe Cup për shkak të ekipeve kosovare

Klubi i Basketbollit Igokea nga Republika Serbe e Bosnjës së Hercegovinës, ka hequr dorë nga pjesëmarrja në ngjarjen e basketbollit, FIBA Europe Cup për shkak të pranisë së klubeve kosovare në këtë garë.

Një klub tërhiqet nga FIBA Europe Cup për shkak të ekipeve kosovare

Klubi nga qyteti Aleksandrovac i Bosnjës së Hercegovinës, i banuar me shumicë serbe, ka bërë të ditur se nuk dëshiron të vijë në një situatë ku do t’iu duhej të përballej me skuadra të Kosovës, si Prishtina apo Peja.

Kb Prishtina dhe Kb Peja janë dy klubet kosovare që kanë fituar të drejtën të garojnë në këtë garë, raporton Insajderi.

“Klube nga Kosova marrin pjesë në Europe Cup, dhe kjo është arsyeja se përse ne nuk duam të vijmë në një situatë që të luajmë kundër tyre”, ka thënë menaxheri i Igokeas Igor Dodik, njofton portali serb “N1 Info”.

Prishtina ka marrë pjesë në këtë garë edhe vitin e kaluar, mirëpo nuk arriti të kaloj asnjë fazë. Ajo u eliminua në fazën e parë, atë të grupeve. /Insajderi.com