Një këmbësor pëson lëndime të rënda pasi goditet nga një veturë

Një këmbësor pëson lëndime të rënda pasi goditet nga një veturë

Në fshatin Badovc të komunës së Graçanicës, dje në ora 20:30 është regjistruar një aksident trafiku me të lënduar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull shqiptar (këmbësor) duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.