Një Jerusalem i përmbysur dhe një në rinumërim

Një Jerusalem i përmbysur dhe një në rinumërim

Isa Mustafa kopjoi ish-partnerin e koalicionit dhe më pas rivalin kryesor, PDK-në, kur me 19 nëntor e quajti Istogun “Jerusalemi i LDK-së” duke e lidhur kështu me etiketimin që PDK-jë para disa vitesh ia kishte vënë Prizrenit si “Jerusalemi i PDK-së”.

Por në zgjedhjet lokale të këtij viti, të dy Jerusalemat u lëkundën.

Teksa “Jerusalemi i PDK-së” ka shkuar në rinumërim, ai i LDK-së është përmbytur.

Pas rinumërimit të votave me vendim të Panelit për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), në komunën e Istogut është përmbysur rezultati.

Para numërimit të këtyre votave, Haki Rugova i LDK-së udhëhiqte me 671 vota kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së, por tashmë ky rezultat ka ndryshuar në favor të këtij të fundit.

Mirëpo i pari i LDK-së, Isa Mustafa para disa dite e kishte quajtur këtë komunë “Jerusalemi i LDK-së”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij Mustafa kishte shkruar se “Istogu është Jerusalemi i LDK-së. Fitorja është e jona!”, shkruan Insajderi.

Mirëpo ajo e ka humbur “Jerusalemin” e saj. Rinumërimi i votave ka shpallur fitues kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj.

Nga numërimi i votave me kusht dhe me postë, Dreshaj ka marrë 705 vota, ndërsa Rugova vetëm 4. Aktualisht Dreshaj tashmë është para Rugovës me 30 vota.

Ndërsa Jerusalemi tjetër, Prizreni është në pritje.

Në të ashtu quajturën Jerusalemi i PDK-së që pati kandidatë, Shaqir Totaj. Ai është duke pritur rezultatet nën ethe.

Para rinumërimit të votave në Prizren u shpall fitues, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haskukaj kishte marr 25 mijë e 900 vota apo  50.32%, ndërsa Totaj 25 mijë e 180 apo 49.68%.

Gjatë rinumërimit të këtyre votave përmbysje të rezultatit ka edhe në komunën e Kllokotit.

Nga rezultatet preliminare Strahinja Spasiq nga Lista Serbe kishte marr 1030 vota, kandidati tjetër nga GI e që më vonë edhe ai ka kaluar në Listën Serbe, Bozhidar Dejanoviq ka marrë 1020.

Pas numërimit të këtyre votave, Dejanoviq ka marrë 22 vota më shumë karshi kundër kandidatit të tij i cili ka marrë vetëm 2 vota.

Kështu që nga numërimi Dejanoviq i ka gjithsej 1042 vota ndërsa Spasiq 1032 vota. /Insajderi.com