Një grup nxënësish kërkojnë drejtësi për Aulonin

Një grup nxënësish kërkojnë drejtësi për Aulonin

Një grup nxënësish kanë protestuar në rrugët e Prishtinës, për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës, i cili para disa ditësh u vra në afërsi të shkollës model në lagjen Arbëria, me katër plumba.

Nxënësit gjatë protestës kanë brohoritur “Drejtësi për Aulonin”.

Nga ana tjetër familjarë të Aulon Zekës, kanë deklaruar se protesta nuk është duke u përkrahur nga ta.

Lidhur me vrasjen e 16 vjeçarit, policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët po mbahen në paraburgim.