Një grup hakerash pretendon “pronësinë” e 627 milion llogarive iCloud

Grupi i cili identifikohet si "Turkish Crime Family," pretendon se kanë kredencialet e 627 milion llogarive icloud.

Një grup hakerash pretendon “pronësinë” e 627 milion llogarive iCloud

Një grup hakerash kërcënuan ditën e sotme se do të fshinin të dhënat e çdo pajisjeje Apple brenda dy javësh nëse kompania nuk u jep atyre 150,000 dollar.

Grupi i cili identifikohet si “Turkish Crime Family,” pretendon se kanë kredencialet e 627 milion llogarive icloud.

Edhe pse kjo është hera e parë që dëgjojmë për një grup të tillë, anëtarët e saj janë përfshirë në të kaluarën në aktivitete të ndryshme ilegale ku përfshihet edhe shitja e kredencialeve për shërbime të ndryshme.

Sipas hakerave në fjalë, mbi 220 milion kredenciale janë verifikuar dhe funksionojnë. At0 kanë testuar kredencialet përmes skripteve të automatizuara dhe një numër të madh serverash proxy për të shmangur zbulimin nga Apple.

Fillimisht ata kishin kërkuar 75,000 dollar në Bitcoin ose Ethereum ndërsa mëpas e kanë rritur vlerën në 150,000 dollar. Sipas Motherboard Apple nuk ka ndërmend të japë 150,000 dollarët hakerave.

Grupi thotë se nëse nuk kryher pagesa brenda datës 7 Prill, ata do të lëshojnë një sulm të automatizuar ku do të fshijnë çdo të dhënë nga llogaritë iCloud.

Pretendimet e tyre nuk janë verifikuar ende pavarësisht se në Youtube është publikuar një video e cila tregon aksesimin në disa llogari iCloud.