Një grua shqiptare në Itali është zhdukur tash e 10 ditë

Një grua shqiptare në Itali është zhdukur tash e 10 ditë

Një grua shqiptare me qëndrim në komunën italiane Marina di Massa është raportuar e zhdukur që prej 11 qershorit.

Ajo është Marjana Marku, 35-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e rasti u bë publik në emisionin “Chi l’ha visto?”, i transmetuar në Rai3. Prej disa ditësh foto e saj po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarë të gruas shqiptare.

Sipas medieve, Marjana ka komunikuar për herë të fundit me familjarët më 11 qershor 2018, e më pas ka humbur gjurmë. Mediat italiane bëjnë apel që të lajmërohet policia në rast se dikush ka informacion ose e ka parë shqiptaren, përcjell albinfo.ch.

Policia ka nisur kërkimet pas denoncimit dhe fotoja e saj është publikuar dhe në rrjete sociale për të ndihmuar në gjetjen e saj.