Vetura bie nga kati i shtatë

Vetura bie nga kati i shtatë

Ky është momenti tragjik kur një veturë e tipit BMW bie nga kati i shtatë i vend parkimi makinash në Austin.

Pamjet e bëra publike nga policia tregojnë makinën BMW që bie nga kati i shtatë dhe godet një makinë Chevrolet Tahoe 4×4 e cila po ecte mbrapa në momentin e aksidentit.

Makina Chevrolet Tahoe 4×4 shpëton për pak metra nga përplasja fatale, pasi BMW e goditi në pjesën e pasme, shkruan Dailymail.

Policia bëri me dije se drejtuesi e mjetit tip BMW ishte një grua e cila teksa parkonte  mjetin ngatërroi pedalin e gazit me frenat dhe u rrëzua nga kati i shtatë i parkimit.

Ky aksident ka përfunduar pa viktima.