Situatë e tensionuar në Shëngjin ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur. Ka qenë vetë LSI që ka bërë të ditur se Florian Dushku është goditur nga tre persona të armatosur.
LSI thotë se Dushku është qëlluar me qytën e pistoletës. Ndërkohë drejt Lezhës është nisur dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta.
Por ndërkohë informacionet paraprake të policisë së Lezhës thonë se ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore mes shkollën 9-vjeçare të Shëngjinit dhe një restoranti, ku ka pasur të shtëna me armë .
“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë. Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre. Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. Proçesi i votimit vijon normalisht”, bën të ditur policia e Lezhës.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 10:15 është marrë njoftim se në rrugën kryesore midis shkolles 9- vjeçare Shëngjin dhe lokal “Restorant Detari” në Shëngjin ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku nga kqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë.
Tek spitali nuk ka mbërritur asnjë person për ndihmë mjekësore.
Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka qenë i çastit midis shtetasit F.D. 27 vjeç, dhe personave të tjerë për të cilët po punohet për identifikimin e tyre.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.
Proçesi i votimit vijon normalisht.