Një ftesë për meditim dhe një moment i sikletshëm – Si e mbylli PAN fushatën?

10 minutat e fundit të mbylljes së fushatës së koalicionit të liderëve, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Një ftesë për meditim dhe një moment i sikletshëm – Si e mbylli PAN fushatën?

Kadri Veseli po mundohej të mbante në qetësi masën e cila brohoriste emrin e tij teksa tentonte të veçonte se ka një mesazh për të dhënë.

“Më falni, vetëm edhe dy fjalë se kam mesazh i cili nuk është vetëm për krejt në sallë por edhe për të gjithë qytetarët: ende ka djem e vajza të reja të cilët kanë dilema në votën e tyre, dhe ne Fillimi i Ri, koalicioni PAN, na duhet bashkimi na duhet forca”, tha Veseli

“A e dini pse na duhet?”, pyeti Veseli

“Duam… vetëm pak”, tentoi Veseli, teksa masa vazhdonte të ishte e zhurmshme.

Meazhi i tij nuk përbente diçka të jashtëzakonshme pasi Veseli përmendi “Kosovën e pavarur, sovrane dhe të zhvilluar ekonomikisht me SHBA-në dhe partnerët”, përderisa tha diçka që lidhet me Serbinë.

“Kush don që Beogradi të mos përzihet në vendimmarrjen e Kosovës, votone Partinë Demokratike të Kosovës dhe Fillimin e Ri”, tha Veseli.

Masa shpërtheu përsëri në brohoritje, ani pse përzierja e Beogradit në vendimmarrjen e Kosovës ka ndodhur gjatë qeverisjes së PDK-së me partnerë të ndryshëm që kur ka nisur dialogu me Serbinë, në Bruksel.

“Më lejoni edhe dy fjalë”, vazhdoi ai teksa përsëriti edhe disa premtime për Kosovën e zhvilluar ekonomikisht dhe ngriti në këmbë sallën kur prezantoi kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Edhe Fatmir Limaj ngrihet në këmbë por duket se nuk është i disponuar.

Por Veseli se vëren këtë detaj dhe bënë një ftesë të çuditshme.

“Me 10 qershor, ditën e nesërme, dilni e meditoni dhe festoni, meditoni dhe kujtone të kaluarën e festone 10 qershorin idealin e Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë Veseli teksa me 11 qershor u bëri thirrje që të dalin masovikisht në zgjedhje.

“Urime fitorja, urime Fillimi i Ri”, thotë Veseli teksa masa brohoritë.

Por, këtu edhe fillon momenti i sikletshëm i mbylljes së fushatës.

Veseli fton Haradinajn të ngjitet në skenë. Në një moment bashkë me të e fton edhe Limajn. Ai heziton.

Me dorë, Veseli i sugjeron Haradinajn që të insistojë në marrjen e Limajt me vete. Por kjo nuk ndodhë. Limaj vazhdojë të insistojë, dhe në një moment shihet teksa krijohet një situatë e sikletshme edhe për bashkëshorten e Haradinajt, Anita e cila duket se i sugjeron të mos insistojë me Limajn.

Megjithatë Haradinaj ia del. Limaj dorëzohet dhe të gj

ithë ngjiten në skenë. Bien balonat dhe nisë kënga “Liri” nga Dafina Zeqiri, për përdorimin e së cilës nuk kanë marrë leje nga këngëtarja.

Teksa “liderët për ndryshim” vazhdojnë të përshëndesin masën, Limaj përsëri është i pari që del nga skena dhe kësisoj edhe njerëzit nga salla në të cilën PDK-AAK-NISMA mbyllën fushatën zgjedhore.

Ende askush nga NISMA e as nga koalicioni PAN nuk e ka komentuar këtë veprim të Limajt./Insajderi.com