Një foto nga Kosova në albumin vjetor të Shtëpisë së Bardhë

Një foto nga Kosova në albumin vjetor të Shtëpisë së Bardhë

Një nga 23 fotografitë që Shtëpia e Bardhë ka përzgjedhur si më të spikaturat e këtij viti është bërë në Kosovë.  Bëhet fjalë për një fotografi gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden në magjistralen Gjilan-Ferizaj, për të inauguruar një rrugë me emrin e djalit të tij, që vdiq në vitin 2015.

“Anëtarët e familjes Biden kalojnë pranë autostradës për një ceremoni dedikimi për një rrugë të emëruar nga Qeveria e Kosovës për nder të Joseph R. Beau “Biden, III, si shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e Beau-së në Kosovë”, shkruan në përshkrimin e fotografisë e cila është e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Facebook.

Në fotografinë e realizuar nga David Lienemann prezent janë Hunter Biden, Hallie Biden, Natalie Biden, Dr. Jill Biden, Joe Biden, Hunter Biden, dhe Valerie Biden Oëens. /Insajderi.com