Një fitore ndaj Kosovës për të hyrë në histori

Një fitore ndaj Kosovës për të hyrë në histori

Islanda do të bëhet shteti më i vogël ndonjëherë që do të marrë pjesë ne Kupën e Botës në futboll, nëse fiton të hënën kundër Kosovës.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në Grupin I kualifikues të Kupës së Botës, Islanda ka grumbulluar gjithsej 19 pikë dhe ndodhet në vendin e parë. Ndërsa Kosova ka vetëm 1 pikë të grumbulluar dhe ndodhet e fundit në grup.

Në rast se fiton nesër ndaj Kosovës, Islandezët do ta sigurojnë kualifikimin direkt në Kupën e Botës, që zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm, raporton Insajderi.

Reprezentacioni kosovar ka vetëm një barazim, të arritur lojën e parë me Finlandën, dhe më pas të gjitha humbje.

Përfaqësuesja e Kosovës është nisur për në Islandë për ndeshjen e fundit që zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45.