Një film për “atentatin e miqve” në Smolensk

21.09.2016 21:28
Një film për “atentatin e miqve” në Smolensk

Në Poloni po tentohet të rishkruhet historia përmes filmit Smolensk, që paraqet ngjarjen e rrëzimit të aeroplanit në të cilin ndodhej presidenti Lech Kaczynski.

Reporterja e televizionit Nina është figura kryesore në filmin polak “Smolensk”. Ajo duhet të raportojë për katastrofën e vitit 2010, ku humbi jetën presidenti polak, Lech Kaczyński dhe 95 vetë që ndodheshin në bordin e avionit të presidentit.

Raportimet zyrtare flasin për aksident. Përgjatë hulumtimeve, gazetarja shton dyshimet, dhe në fund arrin në përfundimin se bëhet fjalë për një atentat kundër presidentit polak.

Ndoshta hakmarrja e Putinit që Lech Kaczyński mbështeti luftën e Gjeorgjisë kundër Rusisë në vitin 2008, sipas skenarit. Qëllimi i regjisorëve të mbështetur edhe nga politikanë nacional-konservatorë të partisë qeverisëse, PiS: Të bindet publiku se rrëzimi i avionit ishte atentat.

Më 10 prill 2010, Lech Kaczyński dhe gruaja e tij bashkë me një delegacion të nivelit të lartë ishin rrugës për në Katyn- një fshat pranë Smolenskut në perëndim të Rusisë. Ata donin të nderonin kujtimin e 22.000 oficerëve polakë, që u vranë 70 vite më parë nga shërbimi sekret rus, shkruan gazeta-shqip. Masakra e Katynit u kthye në një traumë kombëtare, që rëndon prej vitesh marrëdhëniet mes Rusisë e Polonisë. Gati çdo katër polak beson se tragjedia e dytë, që ndodhi gati në të njëjtin vend nuk ishte aksident./Insajdericom