Një fëmijë sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë

Një fëmijë sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë

Sot rreth orës 18:00 në Lagjen Emshir, Prishtinë, një fëmijë është sulmuar nga qentë endacak.

Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha se fëmija është dërguar në QKUK, por se nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një rast në lagjen Emshir, ku një fëmijë është sulmuar nga qentë endacak. Personi i lënduar është dërguar menjëherë në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë ajo për portalin Koha.net.