Një fëmijë me gërvishtje në dorë lajmërohet në polici, luante “Balenën Blu”

Një fëmijë me gërvishtje në dorë lajmërohet në polici, luante “Balenën Blu”

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se loja e quajtur “Balena Blu” ka sjellë gjashtë raste në rajonin e Prishtinës ku fëmijët ishin bërë pjesë e lojës tashmë të rrezikshme.

“Ne e kemi lëshuar një informacion për t’i njoftuar qytetaret se është duke qarkulluar një lojë që ka pasoja për fëmijët”, ka thënë Kelani për Klan Kosovën.

Kelani ka thënë se gjashtë raste të fëmijëve që e kanë luajtur këtë lojë, janë lajmëruar sot në polici.

“Sot i kemi të raportuara gjashtë raste që kanë të bëjnë me përfshirjen e fëmijëve një rast nga Drenasi dhe tjerat nga Prishtina”, deklaroi ai.

Sipas policisë, njëri nga fëmijët ka gërvishtje në dorë.

“Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë”, ka thënë Kelani. /Insajderi.com