Një ditë pas rivarrimit Leonora Jakupi viziton varrin e babait të saj: Sa mirë me të pas afër babë

Një ditë pas rivarrimit Leonora Jakupi viziton varrin e babait të saj: Sa mirë me të pas afër babë

Këngëtarja Leonora Jakupi së bashku me familjarët e saj, janë pritur edhe në zyrën presidenciale nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Këngëtarja, Leonora Jakupi e cila dje rivarrosi babain e saj, sot ka postuar një foto tek varri i tij ku ka shkruar se “sa mirë me të pas afër babë”.

Këtë foto ajo ka postuar në rrjetin e saj social, Instagram.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) është bërë rivarrimi i babait të këngëtares Leonora Jakupi, Qazim Jakupi dhe kolonelit, Ahmet Krasniqi, ata janë rivarrosur me një ceremoni shtetërore.

Në nder të veprës së tyre, është mbajtur edhe një akademi përkujtimore kushtuar dy dëshmorëve, eshtrat e të cilëve arritën më në fund në vendlindje. /Insajderi.com