Një ditë pas pavarësisë mbahet seanca solemne e Kuvendit

Një ditë pas pavarësisë mbahet seanca solemne e Kuvendit

Seanca solemne e cila ishte e paraparë të mbahet në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ajo u shty për një ditë më vonë dhe me ç’rast do të mbahet sot.

Derisa gjatë ditës së djeshme më 17 shkurt të gjithë festonin, vetëm seanca dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, nuk u mbajtën.

Kjo ndodhi pasi që miqtë ndërkombëtar që ishin të ftuar për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë kanë qenë në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Po ashtu edhe parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 13:00 në sheshet “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. /Insajderi.com