Një ditë pas festës së pavarësisë, mbahet parada e FSK-së

Një ditë pas festës së pavarësisë, mbahet parada e FSK-së

Parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës, do të filloj sot nga ora 13:00, në sheshin, “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Ceremonia e parakalimit të FSK-së e cila ishte parashikuar të zhvilloj në ditën e shpalljes së Pavarësisë ajo u shty hatri i ndërkombëtarëve. Pasi këta të fundit kanë qenë pjesë e Konferencës së Sigurisë në Munih.

Ndër tjerash edhe seanca solemne e Kuvendit do të mbahet sot.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë është festuar 10 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, me ç’rast është mbajtur një koncert me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora. /Insajderi.com