Një ditë para fushatës – Kush më kë kundër kujt shkojnë në balotazh

Një ditë para fushatës – Kush më kë kundër kujt shkojnë në balotazh

Qysh prej daljes në publik të rezultateve të Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit, partitë, kandidatët e të cilëve kanë shkuar në balotazh, kanë filluar bisedimet me partitë e tjera që nuk kanë arritur të shkojnë balotazh.

Janë gjithsejtë 19 komuna, të cilat do të zgjedhin kryetarin e tyre përmes balotazhit. Secila parti e madhe, përfshirë PDK-në, LDK-në, Vetëvendosjen, AAK-në, AKR-në, NISMA-n dhe Lista Serbe kanë mbetur në garën e balotazhit. Edhe partia e re, Alternativa, është balotazh në Gjakovë.

Në komunën e Vushtrrisë, Partia Demokratike dhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion për raundin e dytë të zgjedhjeve. PDK, doli e para në raundin e parë të zgjedhjeve, me gjithsej 8 mijë e 635 vota të grumbulluara, ose 30.77 %.

Lutfi Bilalli nga AAK, me këtë marrëveshje po i del në ndihmë Ferit Idrizit të PDK-së në garën kundër Xhafer Tahirit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në komunën e Kamenicës, koalicioni është arritur mes tri partive: LVV me AAK. Kundër tri partive LDK-së, PDK-së dhe AKR-së.

Ndërsa, në komunën e Prishtinës marrëveshja për koalicion është bërë mes Lëvizjes Vetëvendosje me partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), këto dy parti kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh në Prishtinë.

Pacolli dhe Ahmeti në një konferencë për media pohuan se janë marrë vesh për bashkëpunim në garën për Prishtinën kundër kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi.

Këtë të diel, janë bërë katër marrëveshje për koalicione për garën e balotazhit.

Në komunën e Prizrenit PDK-ja bëri koalicion me Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yakcilar.

Veseli po kërkon mbështetje nga kjo parti për garën e balotazhin që do të mbahet më 19 nëntor (këtë të diel), për kryetar të Prizrenit, qyteti i dytë më i madh në Republikën e Kosovës. Në këtë qytet janë në garë kandidati i PDK-së Shaqir Totaj dhe ai i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.

Në Mitrovicë u arrit marrëveshja e koalicionit mes AKR-së dhe Partisë së Drejtësisë në Mitrovicë. Kandidati i AKR-së Agim Bahtiri dhe përfaqësuesi i Parisë së Drejtësisë Vesel Neziri nënshkruan marrëveshje për ta mbështetur kandidaturën e Bahtirit për garën e balotazhin në këtë qytet. Bahtiri është në garë me kandidaten e PDK-së Valdete Idrizi.

Edhe në komunën e Ferizajt u arrit koalicioni mes AKR-së dhe LDK-së Këto dy parti synojnë që ta fitojnë garën përball kandidatit të PDK-së, Agim Aliu. Gjatë një takimi Sfarça së bashku me kryesuesin e degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, nënshkruan marrëveshjen për të cilën kishin rënë dakord për zgjedhjet lokale.

Ndërsa Labinot Tahiri nga AKR-ja ka thënë se, cilido që i fiton zgjedhjet lokale, do t’i shërbejë qytetarëve.

Koalicioni i fundit i arritur të dielën – ditë në të cilën u nënshkruan katër marrëveshje koalicioni – ishte ai në mes të PDK-së dhe AKR-së në Klinë. Komunë në të cilën Partia Demokratike do të garojë në balotazh me kryetarin aktual, dhe kandidatin Sokol Bashota. /Insajderi.com