Një atlete nga Arabia Saudite ka bërë histori në Rio 2016

Një atlete nga Arabia Saudite ka bërë histori në Rio 2016

Sprinterja Kairman Abduljadayel u bë femra e parë nga Arabia Saudite që merr pjesë në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike.

22-vjeçarja, e veshur me një fanellë që mbulonte trupin dhe një mbulesë, nuk arriti që të kualifikohej më tej se faza kualifikuese, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

Sarah Attar ishte femra e parë që garoi për Arabinë Saudite në Lojërat Olimpike të Londrës në vitin 2012, por ajo garoi në një tjetër disiplinë. /Insajderi.com