Një 15 vjeçare në mesin të arrestuarve nga grupi ruso-serb në Kosovë

Një 15 vjeçare në mesin të arrestuarve nga grupi ruso-serb në Kosovë

Y.P është vetëm 15 vjecare. Ka lindur diku në Rusi në vitin 2002. Kjo është edhe vajza më e re në mesin e 6 femrave dhe 5 meshkujve që janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kaluar ilegalisht kufirin me Kosovë, raporton Insajderi.

“Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror, thuhet në njoftim.

Rusë janë 6 persona, dhe vetëm një prej tyre është burrë 42 vjecar.

Ndërsa 6 persona  të arrestuar janë serb. Tre prej tyre janë femra dhe tre meshkujt.

Policia Kufitare ka deklaruar se ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin  e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë./Insajderi.com

Gjashtë rusë dhe pesë serbë arrestohen afër Podujevës