Nita Deda, drejtoreshë e re DokuFest-it

Nita Deda, drejtoreshë e re DokuFest-it

Nita Deda është drejtoresha e re e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “Doku Fest”.  Emërimi i saj në kreun e festivalit u njoftua përmes një komunikate të lëshuar për media nga zyrtarët e DokuFest-it.

Deda për gjashtë vite ka qenë drejtuese e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun në Festivalin DokuFest, po ashtu ajo më parë është marrë me disa aktivitete rreth filmit dhe marrëdhënieve me publikun.

“Deda vjen me një eksperiencë në prodhimin e filmave (Producente Atis: me regji të Daniel Mulloy), artit (Koordinatore e projekteve ndërkombëtare në Galerinë Kombëtare të Kosovës), marrëdhënieve me publikun (Koordinatore e komunikimit të Pavilionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, në Edicionin e 55-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit 2013) dhe menaxhimit (Menaxhere e festivalit SURF në vitin 2011) dhe sjell një energji të fuqishme dhe krijuese në rolin e ri të Drejtorit të Festivalit”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Si drejtoreshë e festivalit, Deda do të drejtojë rritjen strategjike të DokuFest-it dhe mbikëqyrë iniciativat dhe partneritetet e saj të reja, thuhet në njoftimin e DokuFest-it./Insajderi