Nissan është ndër veturat më të pasigurta në botë [video]

Nissan është ndër veturat më të pasigurta në botë [video]

Pronarët e modelit Titan që është lansuar këtë vit nga Nissani, duhet të kenë kujdes të mos përplasen, sepse jeta e tyre mund të jetë në rrezik.

Në simulimin e ndeshjes, vetura që lëvizte me vetëm 65 kilometrave në orë e që është përplasur me mur, ka mbetur me dëmtime të mëdha, transmeton Telegrafi.

Ky Nissan nuk ofron siguri për shoferin, meqë në kukullën që u shfrytëzua në eksperiment, janë lënë shenja që tregojnë për plagë të mëdha në të dyja këmbët.

Instituti që merret me vlerësimin e sigurisë, e ka vlerësuar këtë makinë me nivel margjinal, që i bie se është i pasigurt.