Të paktën tetë deputetë nga koalicioni PAN janë të NSIMA-s për Kosovën, ka thënë partia e udhëhequr prej Fatmir Limajt përmes një komunikate për media.
Sipas një komunikate për media zë NISMA-s, është bërë e ditur se kjo ka pasur një rritje të madhe, dhe do të ketë në Kuvend së paku tetë deputetë.
“Në këto zgjedhje NISMA për Kosovën ka pasur rritje mbi 40% që është një rezultat shumë i mirë i cili ia mundëson që NISMA për Kosovën në Parlamentin e Kosovës të jetë e përfaqësuar me së paku 8 deputet”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj në këtë mbledhje ka thënë se po pritet certifikimi i rezultateve, dhe do të formohet qeveria sipas tij me Ramush Haradinajn kryeministër.
“Kryetari Limaj, theksoi se po punohet që sa më shpejtë pas certifikimit të rezultateve të formohet qeveria me kryeministër z.Ramush Haradinaj, ku NISMA për Kosovën do të jetë pjesë e kësaj qeverie dhe do të merr përgjegjësitë e veta në ndërtimin e kësaj qeverie dhe bashkëpërgjegjësinë në qeverisje si partner i koalicionit”, bëhet e ditur në njoftimin e NISMA-s. /Insajderi.com