Nisma përmbyllë fushatën në Gjilan

Nisma përmbyllë fushatën në Gjilan

Bajram Hasani merr mbështetje të fuqishme Nisma për Kosovën, dega në Gjilan ka përmbyllur fushatën me një tubim madhështor. I pranishëm në mbyllje të fushatës ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj tha se janë para një vendimi të madh që do të marrin qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës. Ai ka thënë se Gjilani ka nevojë për një elite të re intelekutuale pasi njerëzit e kësaj zonë janë lodhur nga njerëzit e njëjte të cilët tash e sa vite vetëm flasin e nuk punojnë asgjë. Limaj tha se njerëzit të cilët kanë udhëhequr me Gjilanin deri tash nuk e kanë asnjë projekt të madh për Gjilanin.

“Nisma është futur me një projekt i cili beson se duhet matët mirë para se të shpaloset programi dhe zotimi qe merr para qytetarëve. Vetëpunësimi, mbështetja e ndërmarrjeve dhe prodhuesve vendor si dhe ndihma e familjeve me asistencë sociale. Dhe nga sot ka filluar projekti i vetëpunësimit. Derisa të tjerët shajnë dhe premtojmë, ne kemi vendos me punu”, ka thënë Limaj.

Tutje, ai ka thënë se Kosovën e presin sfida të mëdha. Limaj ka thënë se është më rëndësi që të gjithë bashkë të mbështesin njerëzit të cilët marrin vendime të cilat nuk lejojnë shkelja e interesave të atdheut tonë. Projekti i Nismës, sipas tij, është bashkimi i njerëzve dhe ky projekt sipas tij, do të fitoj në Kosovë.

“E ardhmja është njerëzit që kryen punë. E ardhja është tek njerëzit të cilët bëhen zëdhënës të familjeve të varfëra. Zëdhënës e fërmerit dhe bujkut. E ardhmja është tek njerëzit të cilët mbështesin ndërmarrjet dhe prodhuesit vendor. Jemi angazhuar për t’i ndihmuar prodhuesit vendor. Nisma do të jetë në Qeveri për sa kohë që nuk shkelet dinjiteti i Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj janë përbuzur. Ne nuk rrimë në një qeveri, e cila lejon përbuzjen e qytetarëve të vet”, ka shtuar Limaj.

Ai ka thënë se është shumë më rëndësi që zëri i Nismës të jetë në Asamblenë e Gjilanit. Është koha Limaj thotë për ta ndryshuar qeverisjen në Gjilan.

“Kandidiati ynë për kryetar është e ardhmja e Gjilanit. Kosova është e vogël për ta ndarë. Ai që nuk e donë këtë vend ai gjen rrugë për ta përçare sa më shumë. Koha është jo të flitet dhe të kërkohet besimi me llafe, por me punë. Do të mbetemi të përkushtuar jo për Anamoravën, por për të gjithë vendin, por edhe për bashkombasit tanë në Luginë të Preshevës dhe në Maqedoni. Le të bashkohemi për punë të mira dhe të mbara dhe t’i japim zgjidhje problemeve të Gjilanit. Rrugëzgjidhja është tek Nisma për Kosovën”, ka theksuar Limaj.

E, në anën tjetër, kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Nismës, Bajrami Hasani ka thënë se qytetarët e Gjilanit po e mbështesin projektin socialdemokrat të Nismës. Hasani ka premtuar se do t’i realizojnë premtimet e bëra gjatë fushatës.

“Ato që kemi thënë nuk janë premtime boshe. Gjilani me nuk do të vuaj nga mungesa e ujit. Qytetarët nuk do të bllokohen në trafik për orë të tera. Qytetarët e Gjilanit nuk do të frikësohen me sa herë që do të bjerë shi se do të bllokohen”, ka thënë Hasani.

Ai ka premtuar se nëse merr drejtimin e Gjilanit asnjë familje nuk do të mbetet pa një anëtar të punësuar. Tutje, ai ka thënë se koha për Nismën po vjen dhe këtë askush nuk mund ta ndalë. E kryetarja, e Gruas se Nismës në Gjilan, Valdete Bajrami e ka falënderuar Limajn për mbështetjen që i ka dhënë Anamoravës. Në të njëjtën kohë ajo ka kërkuar nga Gjilanasit që të votojnë për Nismën. Ajo ka ftuar që të dielën të gjithë të dalin në mënyre masive dhe të votojnë për Nismën.