Nisma përmbyllë fushatën në Drenas, Limaj optimist në fitoren e Xhemajlajt

Nisma përmbyllë fushatën në Drenas, Limaj optimist në fitoren e Xhemajlajt

Nisma për Kosovën, dega në Drenas ka mbyllur fushatën në një tubim madhështorë të organizuar në Komoran.

Në këtë tubim, krerët e kësaj partie janë shprehur optimist për fitoren e Nismës në këtë komunë.

Kandidati për kryetar të Drenasit,Isa  Xhemajlaj tha se ka ardhur koha që Drenasi të mos udhëhiqet nga një humorist e të mos jetë i njohur për klikime e shaka. Ai tha se prioritet të qeverisjes së tij do të ketë trajtimin e barabartë të të gjithëve dhe zhvillimin ekonomik të Drenasit.

” Në këtë program gjashtë pikësh prioritet i kemi dhënë qeverisjes së mirë ku të gjithë do të trajtohen në mënyrë të barabartë. Të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. U kemi kushtuar rëndësi të madh zhvillimit ekonomik. Edhe ato pak fabrika pak ferma që i patëm i privatizuar por jo për interes të qytetarëve të Drenasit, por për interes familjar e klanor. Ne nuk po premtojm 100 mijë vende të punës, por po premtojmë qe rinia nuk  do të kërkoj punën në perëndim e as të jetë i injoruar që të shfrytëzojnë mundin tuaj për përfitime të tyre.

Ndërsa kryetari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi tha se qëllimi i Nismës nuk është që me çdo kusht të ketë pushtetin, por që njerëzit që propozon subjekti që ai udhëheq të jetë në shërbim të çdo qytetari.

“Ne jemi të bindur se kandidati ynë është kandidati më i mirë në çdo aspekt që mund të marrim. Por për mua dhe qytetarët e Drenasit është që Isa Xhemajlaj ka qenë në shërbim të qytetarëve. Gjithë biografia e tij është dëshmi se ky do ta bëj ndryshimin ne qeverisjen e Drenasit për qytetarët e Drenasit. Unë mund të them se qëllimi i Nismës nuk është me cdo kusht pushteti, por janë që njerëzit që propozon Nisma me qenë në shërbim të qytetarit”

E kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se përkundër subjekteve të tjera që mundohen të mashtrojnë e të rrënojnë, partia që ai drejton po mundohet të bashkoj njerëz të mirë të të gjitha subjekteve për të sjellë ndryshimin dhe për të qenë zëri i të gjithë atyre që iu bëhet padrejtë.

“Ne edhe sonte jemi këtu sikurse tash e një muaj. Ajo që ka filluar më herët në Drenas duhet të përfundoj më 22 tetor. Ky bashkim i njerëzve të fushave të ndryshme tregon konceptin që përfaqësojmë ne. Ne besojmë që vizioni ynë është një vizion që bashkon njerëz afron njerëz  përderisa në njërën anë të tjerët mashtrojnë dhe shpifin,  në anën tjetër e keni grupin tjetër që tenton që gjithcka që është ndërtu deri më tani me rrënu. Ne mes të kësaj jemi ne që po tentojmë të bashkojmë njerëz. Dhe besojmë që në çdo parti ka njerëz të mirë që janë injoru janë hesht janë blloku. Për ta jemi dal me i bashku kudo që kanë qenë dje me ja ofru një mundësi Drenasit. Ne duam një komunë që do më udhëheq me këta njerëz dhe ne besojmë që kandidati ynë padyshim Isa Xhemajlaj mund t’i ofrojë këta njerëz. Ne nuk shohim prapa, ne nuk shajmë ne kqyrim përpara derisa ata shpifin e mashtrojnë, kandidatët tanë kanë për detyrë të përfaqësojnë të varëfrit, bujqit ata që janë injoruar deri më tani”, ka thënë Limaj. Ai është shprehur optimist në fitoren e ISA Xhemajlajt në Drenas.