Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Në këtë mbledhje kryesia e Nismës i ka ofruar mbështetje të parezervë kryetarit të kësaj partie për të drejtuar ekip" />

Nisma fton opozitën dhe shoqërinë civile të përfshihet në dialog

Nisma fton opozitën dhe shoqërinë civile të përfshihet në dialog

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Në këtë mbledhje kryesia e Nismës i ka ofruar mbështetje të parezervë kryetarit të kësaj partie për të drejtuar ekipin negociator me Serbinë.

Në të njëjtën kohë, Nisma i ka bërë thirrje partive opozitare dhe shoqërisë civile që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.

“Nisma Socialdemokrate fton partitë opozitare që t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ftesë e sinqertë u drejtohet edhe ekspertëve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin”.

Komunikatë për medie nga Nisma Socialdemokrate:

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur mbledhjen me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e degëve. Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen politike në vend në përgjithësi, e për dialogun apo fazën finale Kosovë-Serbi, në veçanti.

Kryesia e Nismës ia ka ofruar mbështetjen e parezervë kryetarit Limaj në emërimin si kryesues i delegacionit qeveritar për bisedimet me Serbinë.

Nisma Socialdemokrate në skenën politike ka hyrë për të marrë iniciativa e përgjegjësi për interesin e shtetit e të qytetarëve të Kosovës.

Kjo është arsyeja pse kryetari Limaj ka pranuar të marrë përgjegjësi për shtetin tonë në bisedimet politike të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Nisma Socialdemokrate fton partitë opozitare që t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ftesë e sinqertë u drejtohet edhe ekspertëve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për vendin.