NISMA dënon sulmin ndaj Parim Ollurit

NISMA dënon sulmin ndaj Parim Ollurit

NISMA për Kosovën me shqetësim shumë të madh ka marr lajmin për sulmin ndaj kryeredaktorit të portalit “Insajderi”, Parim Olluri, thuhet në reagimin e tyre.

“NISMA për Kosovën dënon ashpër sulmet e tilla ndaj gazetarëve dhe fton organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.

Sulmet dhe kërcënimet e kohëve të fundit ndaj gazetarëve janë shqetësuese, të pa tolerueshme dhe kjo nuk mund cilësohet ndryshe përpos si kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë”- thuhet në reagim