Nisin stërvitjet tekniko-ushtarake të shqiptarëve në New York

Nisin stërvitjet tekniko-ushtarake të shqiptarëve në New York

Ka më shumë se 10 ditë qëkur një shoqatë në Bronx të New York-ut ka filluar me stërvitjet ushtarake për shqiptarët që jetojnë në Amerikë.

Fitorja e Trump-it si President i ShBA-së po cilësohet e rrezikshme për ardhmërinë e shqiptarëve nga drejtuesit e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, shoqatë kjo e cila merret me mësimin e arteve marciale.

Fatmir Bardhoci, drejtues i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, tashmë ka filluar një kurs tekniko-ushtarak falas për shqiptarët që jetojnë në New York.

Në njoftimin që kjo shoqatë u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve thuhet se në Bronx do të fillojë stërvitja e personave të interesuar.

Si shkas i kësaj thirrjeje është situata e sigurisë në Kosovë. Udhëheqësit e kësaj shoqate paralajmërojnë se për shqiptarët po afrohen ditë të zeza. Madje, sipas tyre, Kosova po shndërrohet në Sirinë e Ballkanit, si arenë luftërash në mes të Amerikës dhe Rusisë.

Njoftimi i plotë i shoqatës “Bijtë e Shqipes”

“Të nderuar bashkatdhetarë, do të doja shumë që të mos e kisha këtë nuhatje për ditët e zeza që po afrohen për shqiptarët. Kosova po shndërrohet në Sirinë e Ballkanit, arenë lufte interesash në mes të Rusisë dhe Amerikës. Shkolla e arteve marciale, ‘Bijtë e Shqipes’ i bënë thirrje të gjithë shoqatave shqiptare që të bashkëpunojnë dhe t’i informojnë anëtarët e tyre se që nga nesër (15 janar) do të ofrojmë stërvitje, përgatitje ushtarake falas për të gjithë bashkatdhetarët tanë që duan ta bëjnë atdheun tonë të përbashkët ‘Shqipërinë Natyrale’. /GazetaExpress/

[arve url=”https://www.facebook.com/100009074254114/videos/1718962331749559/”/]