Programi Botëror për Ushqimin (WFP) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) nisi ndihmën e parë ushqimore për Sudanin e Jugut, raporton Anadolu Agency.

Nisin ndihmat e para ushqimore për Sudanin e Jugut

Në një deklaratë me shkrim nga WFP thuhet se konvoji i parë i WFP-së, i cili do ta dorëzojë ndihmën e parë ushqimore në Sudan, ka përdorur korridoret e reja humanitare të cilat kalojnë nga territoret e këtij shteti.

Në deklaratë po ashtu thuhet se mbërritja e autokolonës në Sudanin e Jugut, i përbërë nga 27 kamionë të cilat mbajnë 1 mijë e 200 ton ndihmë ushqimore, do të zgjasë së paku 5 ditë.

Duke vënë në dukje se WFP në javët e ardhshme planifikon t’i dërgojë 11 mijë ton ndihmë ushqimore me 7 autokolona të përbëra nga 40 kamionë, në deklaratë thuhet se kjo sasi do t’i përmbushë nevojat ushqimore të 300 mijë njerëzve gjatë tre muajve.