Nisin lëvizjet për formimin e ekipit për themelimin e Asociacionit

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe, e nënshkruan në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, ende vazhdon të kundërshtohet nga partitë opozitare. Por kjo marrëveshje, siç duket, ka mbetur pak si e heshtur, për shkak të kundërshtimeve të mëdha që opozita po i bënë marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Nisin lëvizjet për formimin e ekipit për themelimin e Asociacionit

Mirëpo, në këtë hedhje, duket se diçka po lëvizë. Ka nisur formimi i ekipit për grupin menaxhues i cili do të punojë në themelimin e këtij Asociacionit.

Disa nga emrat e ekipit janë Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq, Vinka Radosavljeviq, dhe Svetislav Durleviq, raporton Klan Kosova.

Këta persona pritet të punojnë rreth këtij procesi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në krye të së cilës është ministri serb, Ljubomir Mariq, OSBE-në si dhe institucione të tjera.

Ditë më parë, Mariq kishte bërë të ditur lajmin për emërimin e anëtarëve të rinj të ekipit i cili do të punojë në formimin e AKS-së, por nuk kishte dhënë detaje se kush do të jetë në përbërje të tij.

Ndryshe, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e këtij Asociacioni është arritur në Bruksel më 25 gusht të vitit të shkuar./Klan Kosova/