Autoritetet holandeze tashmë i kanë filluar hetimet për të gjetur se si është futur helmi me të cilin Slobodan Parljak, gjenerali kroat i Bosnjës, kreu vetëvrasje derisa po i shq" />

Nisin hetimet se si u fut helmi me të cilin u krye vetvrasja në Hagë

Nisin hetimet se si u fut helmi me të cilin u krye vetvrasja në Hagë

Autoritetet holandeze tashmë i kanë filluar hetimet për të gjetur se si është futur helmi me të cilin Slobodan Parljak, gjenerali kroat i Bosnjës, kreu vetëvrasje derisa po i shqiptohej dënimi për krime lufte në Bosnjë.

Gjyqtari Carmel Agius ka urdhëruar që gjykatorja të shndërrohet në “skenë krimi” duke kërkuar që shishja me helm të mbetet aty, derisa për ta marrë gjeneralin kroat është ofruar edhe një helikopter.

Praljak u dënua me 20 vjet burg për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak është njëri nga gjashtë ish-liderët politikë e ushtarakë boshnjakë dhe kroatë, të akuzuar nga Tribunali i Hagës.