Nisin bisedimet në Bruksel për kodin telefonik

26.09.2016 14:38
Nisin bisedimet në Bruksel për kodin telefonik

Delegacioni i Republikës së Kosovës ka filluar takimet për telekomin që do të zgjasin katër ditë, deri më 29 shtator 2016.

“Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e gjithë hapave, në mënyrë që Kosova ta marr kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që marrëveshja për telekomin do të zbatohet ashtu siç palët janë marrë vesh më herët dhe se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje palëve për zbatim të asaj çka janë marrë vesh në Bruksel”, ka thënë ministrja Edita Tahiri, e cila e kryeson këtë delegacion./Insajderi.com