Nishani i ofron mbështetje ish-drejtoreshës së PTK-së e dënuar për keqpërdorim detyre

Nishani i ofron mbështetje ish-drejtoreshës së PTK-së e dënuar për keqpërdorim detyre

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, ka zhvilluar takim edhe me ish-drejtoreshën e PTK-së, Leme Xhema e dënuar për keqpërdorim të detyrës, tash nënkryetare e komunës së Medvegjës.

Nishani i dha përkrahje të madhe Xhemës, duke i thënë se në të ardhmen do të realizojnë punë konkrete rreth arsimit, librave, ruajtjes së jetës kulturore dhe historisë së lashtë të shqiptarëve.

Ndërkaq Xhema, e cila ishte arratisur duke mos e mbajtur asnjë ditë dënimin nga gjykata, në emër të Medvegjasve ka falënderua Presidentit Nishani për përkrahjen për Medvegjën, duke thënë se është një vend i vogël por që ka dhënë shumë.

“Si akademikun Idriz Ajeti, gjeneralin Veli Dedi, Xhim Xhemin shqiptarin i cili në Amerikë punon për çështjen e e shqiptarëve”, ka thënë Xhema.