Nishani: E kemi obligim kushtetues të kujdesemi për shqiptarët e Maqedonisë

Nishani: E kemi obligim kushtetues të kujdesemi për shqiptarët e Maqedonisë

“Ne kemi mbështetur dhe është detyrë kushtetuese të mbështetet faktorit politik shqiptar për të pasur një mekanizëm siç është platforma që partitë shqiptare kanë arritur me vullnetin e tyre politik, angazhimin e tyre strukturor si një mekanizëm që do t’u garantojë shqiptarëve zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, deklaroi Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në një intervistë për Televizionin ABC News.

Sipas Nishanit ekzistenca e popujve dhe e drejta e popujve për të ushtruar të gjitha liritë e tyre është e përjetshme.

“Unë mendoj që shqiptarët dhe maqedonasit në Maqedoni kanë bashkëjetuar shumë e shumë kohë më parë se sa Presidenti apo Kryeministri të ulet në karrigen përkatëse dhe jam i bindur që do të vazhdojnë të bashkëjetojnë edhe shumë e shumë kohë më pas se sa presidentë apo kryeministra të caktuar të lënë karriget e pushtetit”, tha Nishani.