Nisë protesta e gjashtë kundër korrupsionit

Nisë protesta e gjashtë kundër korrupsionit

Dhjetëra qytetar janë mbledhur për të gjashtën herë në qendër të Prishtinës, për të protestuar kundër sistemit të korruptuar siç thonë ata.

Marshi si zakonisht po nis nga sheshi Zahir Pajaziti për të vazhduar deri në sheshin Skënderbeu përpara objektit të Qeverisë së Kosovës.

Publikimet e përgjimeve nga Gazeta online Insajderi me “Dosjen e Shefave” ka ngjallur reagime tek organizata të ndryshme jo qeveritare dhe qytetarë të ndryshëm të cilët kanë vendosur që përmes aktiviteteve dhe protestave të kundërshtojnë politikanët e përfshirë në skandalin “Dosja e Shefave”./Insajderi.com