artikull i sponzorizuar

Nis sezonin IPKO Super Liga

Nis sezonin IPKO Super Liga

Edicionin e ri të IPKO Super Ligës së Kosovës nëFutboll, e hap ndeshja që zhvillohet sot pasdite në 16:45, ndërmjet Feronikelit dhe Trepça’89, derisa katër ndeshje të tjera do të zhvillohen të dielën dhe një të hënën.

Për dy vitet e ardhshme, IPKO do të jetë Sponsori Gjeneral i Kombëtares së Kosovës në Futboll dhe Super Ligës së Kosovës në Futboll, e cila është emëruar IPKO Super Liga e Futbollit të Kosovës.

IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes më të pasur sportive për Kosovë. Para disa ditësh, është konfirmuar se deri në vitin 2021, platforma IPKO-Digitalb do të transmetojë me të drejta ekskluzive Serie A dhe La Ligën dhe një numër të madh ngjarjesh sportive. Si dhe, ngjarjen tjetër shumë të rëndësishme, UEFA Liga e Kombeve + final four, finale, që do të nis në shtator dhe do të transmetohet ekskluzivisht në IPKO-Digitalb, deri në vitin 2021.