Nis numërimi i votave me kusht, procesin e ndjekë edhe Valdete Daka

26.11.2017 11:00
Nis numërimi i votave me kusht, procesin e ndjekë edhe Valdete Daka

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nisur rinumërimi i disa vendvotimeve për komunën e Rahovecit dhe të Dragashit.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, nga një paraqitja para medieve në QNR.

Pas këtij procesi, ai ka thënë se do të nis numërimi i votave me kusht, atyre me nevoja të veçanta dhe votave me postë për komunën e Prishtinës.

Më tutje ai ka thënë se do të nisë edhe numërimi i votave të tilla edhe për komunën e Prizrenit.

“Sot do të merret vesh rezultati edhe për dy komunat e tjera, Prishtinën dhe Prizrenin”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë edhe kryetarja e KQZ-s, Valdete Daka, duke e ndjekur nga afër rrjedhën e procesit./Insajderi.com