Ashtu siç ishte paralajmëruar pasditen e së premtes, pak pas orës 10:00 nisi mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të vendosur në lidhje me imuniteti" />

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve – Prokuroria: Kemi materiale të reja nga Italia

Nis mbledhja e Këshillit të Mandateve – Prokuroria: Kemi materiale të reja nga Italia

Ashtu siç ishte paralajmëruar pasditen e së premtes, pak pas orës 10:00 nisi mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve për të vendosur në lidhje me imunitetin e deputetit Saimir Tahiri.

Mbledhja me dyer të hapura zgjati vetëm pak minuta dhe prokurori Besnim Hajdarmataj tha se Prokuroria ka marrë dokumenta të tjera nga pala italiane.

“Dje kemi marrë prova të reja nga pala italiane, që implikojnë deputetin Saimir Tahiri”, deklaroi ai.

Avokati i Saimir Tahirit kërkoi që të njihej me materialet e reja, që zotëron prokuroria.

“Prokuroria të na njohë me dosjen e re të ardhur nga Prokuroria italiane”, u shpreh ai.

Menjëherë pas kësaj kërkese, mbledhja vijoi me dyer të mbyllura dhe përfaqësuesit e mazhorancës kërkuan që të vazhdohet me palën mbrojtëse.