Nis mbledhja e deputetëve, mungojnë ata të PAN-it

Nis mbledhja e deputetëve, mungojnë ata të PAN-it

Deputetët e zgjedhur kanë nisur të mblidhen në sallën e Kuvendit për të vazhduar seancën konstitutive. Deri më tani janë parë duke hyrë deputetët nga partitë tjera, por jo edhe ata të koalicionit PAN.

Zyrtarë nga ky koalicion e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme, duke thënë se kanë nevojë për takime konsultative.

Shtetet e QUINT-it dje kanë bërë thirrje që deputetët të marrin pjesë në seancat e kuvendit dhe të hapet rruga për krijimin e institucioneve të vendit.

Deri më tani deputetët e PAN-it e kanë bojkotuar seancën./Insajderi.com