Nis kthimi i banorëve në Falluxha

Banorët e zhvendosur nga Falluxha kanë filluar që të kthehen dje në qytet, që është grupi i parë i banorëve të kthyer pasi forcat irakiane e morën kontrollin e qytetit, nga militantët e Shtetit Islamik.

Nis kthimi i banorëve në Falluxha

Korrespondentët raportojnë se 14 familje kanë pranuar ofertën e autoriteteve që të kthehen në Falluxha.

Kjo shifër është shumë e vogël, krahasuar me premtimet e autoriteteve irakiane, të cilët thanë se në Falluxha do të kthehen qindra persona, shkruan rel.

Vetëm një numër i vogël i lagjeve të këtij qyteti, janë pastruar nga eksplozivët dhe minat që kanë lënë militantët e IS-it.

Zonat e pastruara janë në veri të vendit, ndërkaq lagjet në jug kanë pësuar shkatërrime më të mëdha dhe akoma duhet kohë që autoritetet irakiane të jenë në gjendje ta pastrojnë nga mjetet shpërthyese në mënyrë që banorët të kthehen.