Nipi i Azem Sylës: Mos e shtini Azem Sylën në një thes me Sekiraqën

Nipi i Azem Sylës: Mos e shtini Azem Sylën në një thes me Sekiraqën

Drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, që është edhe nipi i familjes së Azem Sylës, ka reaguar ndaj një statusi të analistit Imer Mushkolaj i cili ka komentuar vendimet e gjykatave për lirimin e personave që janë përfshirë në krim dhe korrupsion, duke iu referuar lirimit nga burgu, në arrest shtëpiak të Enver Sekiraqës.

“Dje Xhabiri, sot Enveri, nesër Azemi.  Drejtësi e kalbur”, shkruan Imer Mushkolaj në Facebook.

Menjëherë ka reaguar Sejdi Hoxha, nipi i familjes së Azem Sylës me një komentë, duke i thënë Mushkolajt të mos i fus të gjithë në një thes.

“O kadale Imer mos i shtin krejt njerëzit një thes??”, është reagimi i Hoxhës.

Azem Syla, ish-deputet i PDK-së, akuzohet për krim të organizuar lidhur me rastin e njohura si “Toka.

Gazeta Insajderi ka publikuar një seri shkrimesh gjatë vitit të kaluar  lidhur me akuzat ndaj Sylës, për “tregti” me tokën e shtetit.

Sipas akuzave nga Prokuroria pas luftës, këto prona në mënyrë të paligjshme, janë bartur në emra të pronarëve të vjetër – pa e ditur fare ata. Pas bartjes në emra të tyre, pronat janë shitur tek pronarët shqiptarë. Vlera e këtyre trojeve është vlerësuar se peshon mbi 30 milionë euro.

Pjesë e grupit të Azem Sylës, dyshohet të ketë qenë 51 persona. /Insajderi.com