Nintendo prezanton tastierën e re

Nintendo prezanton tastierën e re

Nintendo do të prezantojë tastierën e re, “Nintendo Switch”, më 3 mars. Ajo do të kushtojë 299.99 dollarë në Shtetet e Bashkuara, 279.99 paund në Britani dhe 29.980 jen në Japoni.

Kompania japoneze Nintendo ka shumë në lojë tani, pasi tastiera më e fundit, Wii U, nuk mundi të përsëriste suksesin e paraardhëses së saj Wii. Aksionet e Nintendos sidoqoftë, shënuan pak rënie ndërsa detajet e prezantimit të ri dolën.

Në tetor të vitit të kaluar, Nintendo bëri të ditur se makina e lojës do të ishte një mjet që mbahet lehtësisht në dorë që mund të përdoret nga më shumë se një lojtar. “Switch” duket si një kompjuter tablet me kontrollues Joy Con që janë vendosur në anët e saj.

Ekrani është me prekje dhe butonat e kontrollit mund ta pikasin lëvizjen që më herët. Kur përdoret në shtëpi, tableta lidhet me një televizor.

Lojërat do të jenë të përdorshme në kaseta të vogla, gjë që ka qenë problem për tastierat e mëparshme Nintendo.

Sipas kompanisë, janë rreth 80 lojëra në zhvillim e sipër, mes të cilave edhe një lojë e re Mario e quajtur “Odiseja Super Mario”.

Tastiera e re do të ketë një hapësirë prej 32 GB, e zgjerueshme me një kartë mikro SD.