Nikoliqit i vjen keq që nuk është në Kosovë për Krishtlindje

Nikoliqit i vjen keq që nuk është në Kosovë për Krishtlindje

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se atij “i vjen keq” që në ditën e kremtimit të Krishtlindjes Ortodokse nuk ka mundur të jetë prezent në Kosovë.

Në lidhje me këtë ndalesë, Nikoliq ka thënë se Serbia ka respektuar të gjitha procedurat mirëpo Kosova ka vendosur që të ia ndaloj vizitën për shkak të pasionit për pavarësi dhe mungesës së masave, raporton B92.

“Serbia nuk është e keqe, këtë administrata në Prishtinë duhet ta dijë më mirë se të tjerët. Megjithatë për shkak të pasionit për pavarësi dhe mungesës së masës bënë që ata të argumentojnë me ne dhe ta interpretojnë sjelljen tonë paqësore si dobësi”, ka thënë Nikoliq.

Sipas Nikoliq, Prishtina është fshehur pas “vëllait të madh” dhe Serbia këtë e di por duhet t’i shmang konfliktet që të mos ndërmerren masa kundër saj, ka thënë ai pasi që nuk iu lejua të vizitoj Shtërpcën.

“Çdo gjë që Serbia ka mundur të ia besoj Kosovës nga kompetencat e veta ia ka dhënë asaj dhe duket se çdo gjë tjetër që ka mbetur për t’u biseduar është pajtimi paqësor për pavarësi”, është shprehur Nikoliq, duke shtuar se “kjo megjithatë nuk do të ndodh”.

Presidenti serb ka thënë se dita e sotme është ditë e paqes dhe është nevoja të jenë në paqe me ata të cilët nuk kanë marrëdhënie të mira. /Insajderi.com

Dosja Grande III – Skënder Hyseni më njoftoi me Gifonin