Nikoliq thotë se dialogu po zhvillohet në kushte të pamundura

Nikoliq thotë se dialogu po zhvillohet në kushte të pamundura

Presidenti serb Tomislav Nikoliq thotë se bisedimet me Prishtinën janë duke u zhvilluar në “kushte pothuajse të pamundura”.

Sipas tij, Beogradi po përmbush gjithçka që kërkohet në këto bisedime, ndërsa pala kosovare po lejohet nga Bashkimi Evropian që të mos i zbatojë marrëveshjet, njofton sot B92.

“Ne presim dhe shpresojmë për kushte të drejta dhe të barabarta në bisedimet e mëtejshme me shqiptarët”, tha Nikoliq, gjatë takimit të tij në Beograd të premten me kancelarin austriak Christian Kern, shkruan Insajderi.

Nikoliq, siç është njoftuar në një deklaratë për shtyp nga zyra e tij, shprehu mirënjohjen e tij ndaj Austrisë për mbështetjen e saj ndaj Serbisë. /Insajderi.com