Nikoliq: Serbia ka hequr dorë nga lufta

Nikoliq: Serbia ka hequr dorë nga lufta

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka dhënë një deklaratë të fortë teksa ka folur për televizionin “Pink”,  duke potencuar se, në rastin e Kosovës, pikë kyçe është që Beogradi të nxjerrë nga Bashkimi Evropian atë që duhet ta pranojë.

Ai ka dhënë një premtim duke thënë se Serbia nuk do të armatoset, por ka paralajmëruar se Zagrebi pas zgjedhjeve po tregon koalicion patriotik, raporton Insajderi.

“Kroacia megjithatë nuk mund të kthehet në të kaluarën dhe është e pamundur që të sillet si NDH-ja (Shteti i Pavarur i Kroacisë) e dikurshme”, ka thënë Nikoliq.

Tutje, Nikoliq ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe është një prej propozimeve të tij të para për Kosovën dhe se kjo pritet të rregulloj gjendjen e serbëve në Kosovë.

“E drejta jonë, gjithashtu, është që të kemi lidhje speciale me Republikën Serbe, dhe të njëjtin raport e kam edhe ndaj Kosovës e Metohisë”, ka sqaruar Nikoliq.

Nikoliq ka thënë se në takimin e sotëm në Bruksel, Vuçiq do të “ngre çështjen e gjykimit të Oliver Ivanoviqit, ndërsa shqiptarët do të insistojnë në kontrollimin e fluturimeve”