Nikoliq: Ish-presidenti Peres më garantoi se Izraeli s’do ta njoh kurrë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq thotë se Izraeli nuk do ta njoh kurrë Kosovën si shtet të pavarur, dhe për këtë ai shprehet se merita të mëdha ka ish-presidenti i Izraelit, Shimon Peres, i cili vdiq dy ditë më parë në Izrael.

Nikoliq: Ish-presidenti Peres më garantoi se Izraeli s’do ta njoh kurrë Kosovën

I pari i shtetit serb, Tomislav Nikoliq, morri pjesë në funeralin e vdekjes së ish-presidentit të Izraelit Shimon Peres, ku tha se Peres është arseja kryesore përse Izraeli nuk e njohu Kosovën.

Nikoliq tha se ish-presidenti i Izralit nga viti 2007 deri në vitin 2014, ka bindur edhe të tjerët se “Kosova nuk duhet njohur si shtet, pasi ka shpallur pavarësinë e njëanshme shtetërore”.

“Ai dhe unë u takuam në vitin 2013, derisa ai shërbente ende si president i vendit. Unë kuptova se mendimi i tij është i tillë, se Izraeli nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai më tha se Izraeli do t’i qëndroj prapa Serbisë”, tha Nikoliq, raporton transmetuesi publik serb, njofton Gazeta Online Insajderi.

Nikoliq po ashtu tha se Serbia i ka borxh ish-presidentit të Izraelit, Shimon Peres. /Insajderi.com