Nike sjell mbulesën moderne për femrat myslimane

Nike sjell mbulesën moderne për femrat myslimane

Nike ka zbuluar produktin e tij të ri, i cili është mbulesa për gratë myslimane që ushtrojnë sporte.

Pas publikimit të këtij produkti, për Vogue Arabia ka folur edhe protagonistja e kësaj fushate, Zahra Lari.

Lari, një sportiste e patinazhit, ka thënë se me këtë produkt ajo do ta ketë të mundur të ushtrojë sportin që ajo do.

“Njerëzit mund të mendojnë ose të ju thonë se ju nuk mund të bëni gjëra të veçanta, mirëpo unë dua t’ju tregojë atyre se unë absolutisht mundem. Unë jam e mbuluar, jam myslimane, jam nga një vend i shkretëtirës, por mund të bëjë sporte dimërore”, ka thënë Zahra Lari për Vogue Arabia.

Produkti është lansuar sot, dhe mund të përdoret nga gratë sportiste apo edhe nga ato që nuk e ushtrojnë sportin. /Insajderi.com