Nicki Minaj përkrah Rita Orës injoron spekulimet për Hamiltonin

Nicki Minaj përkrah Rita Orës injoron spekulimet për Hamiltonin

Nicki Minaj po e jeton jetën siç di ajo më së miri në mes të spekulimeve se ajo dhe Lewis Hamilton janë më shumë se miq.

Reperja 35 vjeçare u shfaq në Javën e Modës në Miami me Rita Orën.

Të premten këngëtarja e hitit “Chn Li” pozoi në veshje atraktive shumë ngjyrëshe.

Nicki nuk ishte ylli i vetëm i famshëm që u shfaq në pasarelën e realizuar nga Versace, pasi aty ishin edhe Luke Evans dhe Rosie Huntington – Whiteley.

Por, ka shumë spekulime se Nicki është në lidhje me Hamiltonin dhe ajo nuk e ka pranuar këtë deri tash, e asnuk e ka mohuar. Nicki kohë më parë pranoi se ka një të dashur që është misterioz.

Më parë Hamilton ka qenë në lidhje me Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Rihanna.