Nicki Minaj flet për thashethemet e lidhjes me reperin NAS

Nicki Minaj flet për thashethemet e lidhjes me reperin NAS

Këngëtarja Nicki Minaj së fundmi është parë në publik në shoqërinë e reperit të njohur NAS. Thashethemet menjëherë janë përhapur se ata janë në lidhje.

Mirëpo Minaj, në një intervistë të saj të re, në emisionin The Ellen Degeneres Show ka sqaruar për fansat lidhjen e saj momentale me reperin.

Ajo ka mohuar lidhjen më këngëtarin, mirëpo ka shprehur simpati ndaj tij.

“Ai është një legjendë repit. Le të themi se unë kam shumë respekt për të, dhe, ai është paksa i lezetshëm, gjithashtu,” tha Minaj.

Minaj u shpreh se ka dashur që për një kohë të caktuar të mos ketë lidhje fare, mirëpo në rastin e këngëtarit ajo mund të bëj përjashtime.

“Doja ta kaloja një vit të tërë pa pasur lidhje më një mashkull. I urrej meshkujt. Por, për atë… mund të bëj përjashtime, sepse ai është shumë i lezetshëm,” shtoi ajo.